Trumpit i kërkohet të reagojë për zhdukjen e gazetarit saudit në Turqi

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump po përballet me presione të reja për të hetuar zhdukjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi dhe për të vendosur se a do t’i vë sanksione atyre që janë përgjegjës .

Ai pranoi një letër nga një grup dypartiak i senatorëve, të mërkurën. Letra e cila kërkon një “hetim dhe sanksione të vendosura nga Global Magnitsky”, u shkrua nga republikanët dhe demokratët kryesorë në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Të mërkurën, Trump në një intervistë për “Fox News” tha, “se deri më tani duket sikur” sauditët janë pas zhdukjes së gazetarit, por që e urren të bëjë atë që duhet duke thënë se është shumë herët, shkruan CNN.

Presidenti tha se bllokimi i shitjeve të armëve edhe më tutje në Arabinë Saudite “do të na dëmtonte”.

Letra e shkruar nga grupi dypartiak i senatorëve thotë: “Akti i Llogaridhënies së të Drejtave të Njeriut, Global Magnitsky kërkon që Presidenti, pas marrjes së një kërkese nga Kryetari dhe Anëtari i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, të përcaktojë nëse një person i huaj është përgjegjës për torturë ose shkelje të tjera të rënda të të drejtave të njeriut, të njohura ndërkombëtarisht kundër një individi që ushtron lirinë e shprehjes dhe t’i raportojë Komitetit brenda 120 ditëve me një vendim dhe vendim mbi shqiptimin e sanksioneve ndaj atij personi ose personave të huaj”.

“Ne kërkojmë që ju të caktoni një vendim për sanksione në përputhje me Global Magnitsky për të Drejtat e Njeriut në lidhje me çdo person të huaj përgjegjës për një shkelje të tillë lidhur me Khashoggi”, shkruhet në letër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme