Kontigjenti i KFOR-it turk dhe pjesëtarët e policisë së Kosovës kanë kryer kontrolle të përbashkëta rrugore ndërmjet datave 17 dhe 21 dhjetorë të këtij viti.
Aktivitetet janë kryer gjatë vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Njoftimin për këto aktivitete ushtarake të shoqëruara me fotografi i ka publikuar vetë ministria turke e Mbrojtjes.
Siç thuhet në njoftim aktivitetet kanë qenë “pjesë e operacioneve të KFOR-it.
Aktualisht në Kosovë operojnë 540 trupa ushtarake të Turqisë në kuadër të misionit të KFOR-it.
Baze e trupave turke është e vendosur në qytetin e Prizrenit.
As part of the #KFOR operation, our Turkish Representative Committee Presidency for Kosovo conducted a joint road control with the Kosovo Police between the dates of 17 and 21 December 2020. Additionally, independent patrol activities were executed on the Kosovo-Serbia border. https://t.co/4YTLMzqPLG
— T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) December 25, 2020