Trupi i gazetarit francez të vrarë në Ukrainë, kthehet në vendlindje

Prishtinë | 09 Qer 2022 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Më 30 maj, në Ukrainë – u vra gazetari francez, Frédéric Leclerc-Imhoff, teksa po raportonte për luftën. Trupi i tij është rikthyer në vendlindje.

Trupin e tij të vdekur e kanë pritur prindërit e tij, partnerja si dhe zyrtarë nga kanali “BFMTV”, ku gazetari punonte në gjashtë vitet e fundit.

Raportet fillestare sugjeruan se Leclerc-Imhoff pësoi një plagë vdekjeprurëse në qafë, raporton BBC.

Ai po mbulonte një evakuim civil nga rajoni i goditur nga beteja në Ukrainën lindore.

Të ngjashme