Trupi i politikanit serb të vrarë dje në Veri Të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, ka arritur në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, në orët e mbrëmjes.
Sot në mesditë trupi i tij u nis nga Mitrovica ku edhe dolën për t’i dhënë lamtumirën mijëra qytetarë serbë, para se kufoma e tij të arrij në Beograd ku do të prehet përjetësisht në varrezat e reja të këtij qytetit, raportojnë mediet serbe, përcjell Gazeta Metro.
Beogradi është edhe vendi ku tani do të shpërngulet e gjithë familja e tij, këtë e ka konfirmuar gjatë ditës së sotme vëllai i Ivanovicit, Miroslav Ivanovic.
Ai sqaroi edhe se qyteti i Beogradit ka marrë përsipër që Oliver të varroset në varrezat e qytetarëve të merituar dhe edhe kjo ka ndikuar në vendimin e familjes për varrimin e të ndjerit atje.
Oliver Ivanovic mbeti i vdekur pas plagëve që mori mëngjesin e djeshëm duke hyrë në selin e partisë së tij.
Policia ende nuk ka gjetur atentatorët por ka gjetur si provë një veturë të djegur të tipit Opel Astra që dyshohet se është përdorur nga ata që kryen krimin.
Serbia ka paralajmëruar pezullimin e bisedimeve me Kosovën në Bruksel derisa të zbardhet vrasja e Ivanovicit, shkruan tutje Gazeta Metro.
Kujtojmë gjithashtu që këtë të shtunë pritet vizita e presidentit serb Aleksandar Vucic në Kosovë. /gazetametro.net