Trupi i pajetë i Nishanit përmes Merdarës dërgohet në Shqipëri

Prishtinë | 31 Maj 2022 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

 Trupi i pajetë i ish-presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani, do të dërgohet për në Shqipëri përmes pikës kufitare në Merdare.

Klan Kosova mëson se kortezhi hyn në Kosovë në ora 18:00 dhe në ora 19:30 hyn në Shqipëri rreth orës 19:30 nga pika kufitare e Morinës.

Më 20 prill të këtij viti, ish-presidenti shqiptar u shtrua me urgjencë në Sanatoriumin e Tiranës, për shkak të komplikimeve shëndetësore pas infektimit me COVID-19, derisa më 23 prill u transferua në Gjermani.

Bujar Nishani, shërbeu si president i Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 dhe mandati i tij përfundoi në korrik të vitit 2017-të.

Ai ishte një ndër figura kryesore të Partisë Demokratike në Shqipëri.

Të ngjashme