Pamje kur trupi i Sokol Halilit sillet në Emergjencën e QKUK-së

Prishtinë | 02 Dhj 2022 | 15:30 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Emergjencën e QKUK, rreth orës 15:00, është sjellë trupi i pajetë Sokol Halili, sikur shihet dhe në pamjet ekskluzive të Ekonomia Online.

Halili, i dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares, Hamide Magashi, qëlloi veten pasi ishte rrethuar nga forcat e njësisë speciale të policisë në shtëpinë e tij afër Shtimes.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se Sokol Halili ka vrarë vetën.

Ngjarja ka ndodhur derisa njësia speciale kishte shkuar në shtëpinë e tij për ta kapur. Sipas Sveçlës, policia ka tentuar të negociojë dorëzimin por 31-vjeçari ka vendosur t’i japë fund jetës, duke qëlluar veten.

LEXO EDHE:

Të ngjashme