Truprojat e ministrit hapin zjarr mbi protestuesit në Sri Lankë

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Një person ka ndërruar jetë dhe dy janë plagosur, pasi që truprojat e një ministri të qeverisë në Sri Lankë kanë hapur zjarr mbi turmën, në protestat rreth krizës së thelluar kushtetuese në këtë shtet.

Arjuna Ranatunga, ministri për Naftë, po tentonte që të hynte në objektin e një agjencie qeveritare në Colombo, pasditen e të së dielës, kur përpara i dolën përkrahësit e presidentit të këtij shteti, Maithripala Sirisena, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Midis rrëmujës, truprojat e ministrit hapën zjarr, duke plagosur tre veta, dy prej të cilëve në gjendje kritike, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Ruwan Gunasekera. Njëri prej të plagosurve ndërroi jetë më vonë në spital në Colombo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme