“Tryezës suedeze”, ku servohet gjithçka dhe kushdo shërbehet me atë që dëshiron, i ka ngjarë takimi i përfaqësueseve të subjekteve politike parlamentare dhe joparlamentare, i organizuar të mërkurën në Kuvend nga Lidhja Demokratike (LDK). Thuajse kurrkush, e as nikoqiri, nuk i është përmbajtur rendit të ditës, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështetur në ftesën zyrtare, LDK-ja kishte thirrur në tryezë kryetarët e partive, me qëllimin për të arritur konsensus për: (i) Temat e rëndësisë nacionale; (ii) Parimet që duhet ndjekur në adresimin e këtyre temave, pavarësisht kush qeveris, si dhe; (iii) Përgatitjet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe demokratike, për të nxjerrë një qeveri stabile të një shumice.
Agim Veliu, nënkryetar i LDK-së, ka thënë pas takimit se tryeza nuk kishte për qëllim të diskutonte për zgjedhjet.