Synimi i Roger Federerit për ta kompletuar “hat-trickun” me tituj të “Australian Open” ka marr fund sot pasi ka humbur nga greku Stefanos Tsitsipas, raporton Reuters.
Talenti greku arriti çerekfinalen e tij të parë në një “Grand Slam”, transmeton Koha.net.
20 vjeçari e mposhti Federerin me rezultat prej 6-7(11) 7-6(3) 7-5 7-6(5).
Në çerekfinale Tsitsipas do të përballet me spanjollin Roberto Bautista Agut, i cili sot eliminoi Marin Cilicin.