Tuchel: Pres dy apo tri blerje të reja

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Pasi e fitoi titullin e më të mirit në Evropë me Chelsean, trajneri Tomas Tuchel po përgatitet që të forcojë radhët e ekipit për sezonin e ardhshëm.


Pronari Roman Abramovich bëri shpenzime mjaftë të mëdha në vitin 2020 duke ia plotësuar dëshirat ish-trajnerit Frank Lampard duke transferuar Timo Werner, Hakim Ziyech, Kai Havertz dhe Edouard Mendyn.

Tuchel ka folur para gazetarëve për merkaton ku nuk e ka fshehur dëshirën që në skuadër të vijnë dy-tre përforcime të reja.

“Dy ose tre mund të jenë shumë, shumë të mirë.”, tha fillimisht trajneri gjerman.

“Ju gjithmonë duhet të sillni energji të reja, djem të rinj që vënë në dyshim besimin e lojtarëve të vjetër, të cilët sfidojnë të gjithë në stërvitje dhe në ndeshje, kështu që unë mendoj se është një gjë e mirë.”, tha ai.

Disa prej futbollistëve më të mirë në Evropa si Romelu Lukau, Jadon Sancho, Erling Haaland dhe Declan Rice janë duke u lidhur me një transferim te Chelsea.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme