Kohëve të fundit, konferencat bombastike në media nga negociatori i kontestuar gjerësisht nga spektri kosovar, janë shndërruar në tullumbace të shpeshta, si një barometër i cili përcakton tre element thelbësor në prapaskenën e tij të fshehtë.
E para: Duke lëshuar ‘tullumbacet mediatike’, për të vëzhguar se si reagojnë palët tjera para opinionit. E dyta: Nëpërmjet këtyre ‘tullumbaceve mediatike’ synohet mobilizimi i opinionit publik në mbështetje të një zgjidhje për të negociuar sipas këndvështrimit të tij. E treta: Nëpërmjet sajesave nëpër konferenca mediatike duke lëshuar ‘tullumbacet’ synohet gjithashtu krijimi i përshtypjes se procesi po ecën shumë mirë, dhe se kjo është rruga pa alternativ drejt arritjes finale.
Nga praktikat e negociatave ndërkombëtare, mobilizimi i publikut në mbështetje të negociatave të rëndësishme është objektiv parësor për çdo negociator apo qeveri që i dëshiron negociatat, veçanërisht kur pozita e saj apo e tij qeverisëse është e lëkundur në çdo segment institucional.
Ndryshimet e shpeshta mbi terminologjinë, mënyrën dhe formatin e bisedimeve, brenda saj gjendet sajesa e paketimit të marrëveshjeve të mundshme ndërkombëtare. Nga ana formale këto marrëveshje dallojnë rrënjësisht nga njëra – tjetra. Natyrisht, stili e mënyra e prezantimit të këtyre formave të bisedimeve, më vonë të shndërruar në vendime konkrete juridike, mund edhe të quhen marrëveshje finale të njohjes, korrigjim kufijsh apo marrëveshje paqeje, por që në prapaskenë kanë gjithsesi interpretimin e ndryshëm kuptimor e terminologjik në raport me opinionin dhe oponentët politik.
Alternativa drejt ri-përcaktimit dimensional të negociatave aktuale, gjithsesi kërkon objektivin dhe alternativen paralele me ndryshimin e trupës përfaqësuese negociatore pa ndërprerjen e saj duke mos humbur ritmin tashmë të filluar edhe me aprovimin e miqve strategjik të Kosovës, për cilën ne kemi nevojën.
Idetë vetizoluese në qëndrime pa alternativë nga disa përfaqësuesi politik brenda Kuvendit të Kosovës, veç sa forcojnë bazën e kësaj vazhdimësie tashmë të dëshmuar në shumë vendime të gabuara nga e kaluara, vendime këto të pa analizuara dhe që gjithsesi në kundërshtim të plotë edhe me Kushtetutën e shtetit të Kosovës.
Ndonëse skenari numër katër për veriun tashmë është në përgatitje e sipër, si një kundërpeshë në opinionin publik dhe atë politik, njësoj si dikur në vitin 2004, 2011 dhe 2015, si një tendencë e zhvendosjes së vëmendjes aktuale politike në vend. Prandaj, artikulimi i thuktë i vendimeve të ardhshme politike duke tejkaluar ndarjet pozitë – opozitë është i një koordinim imediat të cilit gjithsesi duhet t’i prije një figurë e cila ka sfiduar shumë procese politike dhe e cila gjithashtu gëzon besimin e popullit dhe lidershipit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Krejt në fund, nëse lidershipi brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk arrin një vendim të shpejtë në riorientimin dhe riorganizimin e negociatave aktuale, shumë shpejt Kuvendi i Kosovës mund edhe të shkoj në zgjedhje të parakohshme, ndërsa anën tjetër, trupa aktuale negociatore të vazhdoj punën e saj me një gjysmë mandati nga qeveria aktuale pa miratimin e Kuvendit të Kosovës. Pas përfundimit të zgjedhjeve, kemi një vendim të ri, një qeveri të re dhe një situatë gjithsesi të re me një fatkeqësi të tmerrshme.
Koha aktuale për Kosovën është si shpata: Ose e sfidon t’i atë, ose të sfidon ajo ty.