Tuna zbarkon në një nga zonat më të rrezikshme në Siri

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Tuna Sejdi prej ditësh është në një mision humanitar.

Ajo u bë pjesë e organizatës “For Children Smile” me bazë në Zvicër, organizatë kjo që ka për qëllim ndihmën ndaj fëmijëve të prekur nga luftërat apo fatkeqësitë natyrore.

Për disa ditë, këngëtarja zhvilloi vizita në kampet e refugjatëve sirian në jug të Turqisë.

Së fundmi, siç paralajmëroi Prive, Tuna ka zbarkuar në Siri.

Ajo po qëndron në qytetin verior të Idlibit, një nga zonat më të prekura nga shkatërrimet e luftimeve që po mbushin një dekadë.

Një zonë e tillë mbetet ende rrezik.

Vetëm pak ditë më parë, forcat e Assad të ndihmuara nga aleatët rus me sulme ajrore vranë pesë fëmijë e plagosën dy të tjerë.

Sidoqoftë, rreziku nuk e ka ndaluar Tunën në misionin e saj humanitar.

No description available.


Të ngjashme