Arda Turan nuk ka arritur marrëveshje me Galatasarayn. Mediat turke kanë raportuar se Arda Turan ka arritur marrëveshje për transferimin në Galatasaray gjatë kësaj vere.
Por, menaxheri i mesfushorit turk, Ahmet Bulut, ka mohuar raportimet se Turan ka marrëveshje me gjigantin turk.
”Lajmi që Arda Turan ka arritur marrëveshje me Galatasarayn nuk është i vërtetë. Unë kam folur ende me Barcelonën për Arda Turanin”, ka deklaruar ai.
Më herët është raportuar se trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde i ka bërë me dije ish anëtarit të Atletico Madridit se nuk ka vend në ekip.