Turistja bullgare rrëzohet nga shkëmbinjtë në Ksamil

Sarandë | 11 Gus 2017 | 15:24 | Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në bregdetin e Ksamilit. Një turiste bullgare është aksidentuar, teksa po qëndronte tek shkëmbinjtë në breg të detit.

Sipas policisë së Sarandës shtetasja bullgare me inicialet P.S, 41 vjeç, banuese në Sofje, ka rënë aksidentalisht nga shkëmbinjtë e detit.

41-vjeçarja u dërgua me helikopter në spitalit ushtarak në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Sakaq, materialet për ngjarjen u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për ngjarje aksidentale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme