Shumë persona u plagosën mbrëmë në Torino, pasi turmën e kapi paniku dhe nisi të vraponte pa kontroll gjatë ndeshjes Juventus-Real Madrid.
Rreth 20 mijë tifozë ishin mbledhur për të shikuar finalen e UEFA Ligës së Kampionëve te ekrani i madh.
Menjëherë pas ndeshjes u raportua se ka ndodhur një shpërthim, por mësohet se një fishekzjarrë ka shpërthyer në tokë duke ngjallur panik tek shikuesit dhe duke lënduar disa prej tyre.