Ekonomia Online
FUNDIT

Turma izraelite rrah dhe tërheq zvarrë një person nga makina, menduan se ishte arab

Turma izraelite rrah dhe tërheq zvarrë një person nga makina, menduan se ishte arab

Derisa sulmet me raketa vazhdojnë në mes të Izraelit dhe Gazës, rrugët e qyteteve janë mbushur me arabë dhe izraelitë. Të mërkurën vonë, një turmë e përbërë nga izraelitë rrahu dhe tërhoqi zvarrë një person nga makina e tij, duke menduar se ishte arab. Policia arriti në vendngjarje 15 minuta pasi turma ‘kreu punën’. Viktima […]

Derisa sulmet me raketa vazhdojnë në mes të Izraelit dhe Gazës, rrugët e qyteteve janë mbushur me arabë dhe izraelitë. Të mërkurën vonë, një turmë e përbërë nga izraelitë rrahu dhe tërhoqi zvarrë një person nga makina e tij, duke menduar se ishte arab.

Policia arriti në vendngjarje 15 minuta pasi turma ‘kreu punën’. Viktima që u gjet nga policia ishte e mbuluar në gjak dhe e palëvizshme.

Turma besoi se viktima ishte një arab i cili i sfidoi, megjithatë pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se viktima tentonte t’i largohej demonstruesve.

“Viktima është plagosur rëndë, por gjendja e tij është qëndrueshem”, tha spitali Ichilov i Tel Aviv në një deklaratë.

Të ngjashme