Turnbull largohet nga pozita e kryeministrit në Australi

Ish-kryeministri australian, Malcolm Turnbull
Prishtinë | 24 Gus 2018 | 09:20 | Nga

Scott Morrison pritet të emërohet kryeministër i ri i Australisë, pasi Malcom Turnbull është larguar nga kjo pozitë, në një garë tejet të ashpër për udhëheqësi.

Turnbull është përballur me presion nga votimi i pamjaftueshëm për të qëndruar në pozitë, derisa e ka përshkruar gjithë këtë situatë si “kryengritje” të ligjvënësve konvervatorë.

Morrision ka fituar në një votim të brendshëm 45 vota për dallim nga 40 sa ka fituar ministri i Brendshëm, Peter Dutton, i cili njëherësh është cilësuar rreziku më i madh për Turnbull.

Turnbull kthehet në kryeministrin e katërt australian në këtë dekadë që është larguar nga pozita.

“Ka qenë privilegj të jem lider i këtij kombi të mrekullushëm. E dua Australinë. I dua australianët”, ka thënë ai të premten.

Javën e kaluar, një mosmarëveshje për politika të energjisë ka nxitur tensione afatgjata në mes të Turnbull dhe konservatorëve të krahut të majtë në partinë e tij.

Sfida e Duttonit ditën e martë ka rezultuar pa sukses për rrëzimin e tij nga pozita, mirëpo ka shtuar më shumë konflikt.

Morrison në anën tjetër ka hyrë në garë pasi Turnbull ka humbur mbështetësit kyçë.

Pasi një shumicë e ligjvënësve ka pretenduar se tashmë qeveria ka “rënë”, Turnbull është pajtuar të largohet.

Të ngjashme