“Turp”, “Farë e flliqt”, reagime të shumta për çmimet e vajit të Kosovës me ato të Serbisë

Prishtinë | 19 Jan 2023 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Reagime të shumta kanë shfaqur personalitete të ndryshme rreth ngritjes së çmimeve nga disa kompani kosovare, pas betejës për bojkotimin e produkteve serbe.

Në rrjetet sociale është bërë publike çmimi i vajit. “Qysh është e mundur. Vaj luledielli nga Kosova me çmim 2.99€ kurse Serbia, 2.09€.Cili është problemi?”, ishte pyetja e parashtruar në Facebook.

Ndërsa, reagime kishte nga këngëtarët, Bim Bima, i cili veprimin në fjalë e emërtoi me “Fara e flliqt”. E, këngëtarja, Jehona Lumi theksoi se kjo është “Turp”.

Të ngjashme