Turqi, 20 të arrestuar në operacionet anti-drogë

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 10:24 | Nga

Të paktën 20 persona janë arrestuar në operacionet anti-drogë në provincën qendrore të Malatyas dhe në Stamboll, thonë sot burimet e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e sigurisë kanë kryer bastisje në 24 lokacione në Malatya dhe Stamboll, thotë burimi i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për komunikim me mediat.

Policia gjithashtu gjatë bastisjeve ka konfiskuar edhe 562 pilula droge dhe 2.000 pilula të tjera si dhe sasi të marijuanës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme