Turqi, arrestohen 33 terroristë të dyshuar të FETO-s

Prishtinë | 27 Nën 2020 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Policia turke arrestoi 33 të dyshuar në operacione të njëkohshme nën dyshime për lidhje me Organizatën Terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, thanë burimet e sigurisë të enjten vonë, raporton Anadolu Agency (AA).

Operacionet me bazë në Stamboll u kryen nëpër 14 provinca.

Kjo erdhi pasi prokurorët në Stamboll lëshuan urdhër-arreste për 44 të dyshuar për infiltrim në Forcat e Armatosura Turke.

Ndërsa 33 të dyshuar u arrestuan në operacione, policia dha njoftime për arrestimin e dy të dyshuarve nën karantinë nga COVID-19 dhe një tjetër jashtë vendit.

Kërkimet për 8 të dyshuarit e mbetur janë duke u zhvilluar. Katër nga të dyshuarit e arrestuar ishin ushtarë aktivë.

FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen akuzohen për orkestrimin e grusht shtetit të mposhtur të 15 korrikut të vitit 2016 në të cilin ranë 251 martirë dhe gati 2.200 të tjerë u plagosën.

Ankaraja akuzon gjithashtu FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Që nga përpjekja e grushtit të shtetit, dhjetëra mijëra të dyshuar të FETO-s janë arrestuar, përfshirë shumë prej tyre në forcat e armatosura, polici, sistemin gjyqësor dhe sektorin e arsimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme