Bisedimet mes Turqisë dhe Rusisë për blerjen e sistemin e mbrojtjes raketore të tipit S-400, është në “fazën finale”, edhe pse kjo nuk do të thotë se marrëveshja do të nënshkruhet menjëherë, ka thënë ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Isik.
Isik ka thënë se në një konferencë për media se vendet e NATO-s nuk kanë prezantuar ndonjë ofertë të leverdishme për ndonjë sistem alternativ të mbrojtjes, raporton REL.
Turqia, që është anëtar i NATO-s, më 2015 anuloi një tender prej 3.4 miliardë dollarësh për raketa mbrojtëse me rreze të gjatë veprimi, duke thënë se shteti do të prodhojë vet sisteme raketore por më pas ndërroi mendjen.
“Është e qartë se Turqisë i duhet sistem i mbrojtjes raketore”, ka thënë ministri turk.
“Puna për blerjen e S-400 është në fazën finale. Por kjo fazë nuk do të thotë se marrëveshja do të nënshkruhet menjëherë”, ka thënë ai.