Forcat kurde në Siri, kryen 14 ‘sulme provokuese’ brenda 36 orët e kaluara, përkundër marrëveshjes së armëpushimit, pretendon ministria turke e mbrojtjes.
Presidenti Tayip Erdogan ka rënë dakord të enjten, për një armëpushim pesë-ditor të ofensivës ushtarake në Siri, të vendosur me nënkryetarin e Shteteve të Bashkuara, Mike Pence.
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka bërë të ditur sot se ka pasur 14 ‘sulme provokuese’ nga Siria në 36 orët e kaluara, ndërsa është duke u koordinuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara për të lejuar që marrëveshja të zbatohej.
“Ushtarët tanë janë duke e zbatuar në plotësi, marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër, kemi pasur 14 sulme, brenda 36 orëve”, thuhet shkurt në deklaratën e ministrisë.
Sipas Ministrisë, 12 prej sulmeve erdhën nga Ras al-Ain i Sirisë verilindore, një nga Tal Abyad dhe një tjetër nga rajoni Tal Tamr, ndërsa është bërë e ditur se janë përdorur armë të ndryshme, të lehta dhe të rënda, përfshirë edhe raketa. /Telegrafi/