Trupat e ShBA-së do të largohen nga zonat e pasura me naftë dhe ato bujqësore që aktualisht janë të kontrolluara nga kurdë të pambrojtur, YPG (Njësia Mbrojtëse e Popullit- kryesisht milicia kurde në Siri).
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë në mënyrë të ripërsëritur se ai e dëshiron të rimarrë enklavën, por Ankaraja dëshiron që zonat t’i dorëzohen përfaqësuesve nga qytetet me shumicë arabe që aktualisht janë nën kontrollin e YPG, njofton Klan Kosova.
Turqia ka pohuar se nuk ka interesa territoriale në Siri, por mendon se forcat e YPG-së janë të lidhur me partinë PKK të kurdëve, që po luftojnë për vetëvendosje në Turqi dhe shqetësohet se forcat e YPG-së mund të ndërpresin një marrëveshje me Assadin, raporton Al Jazeera.
Turqia dhe ShBA-të duket se kanë rënë dakord për koordinimin e tërheqjes së trupave nga zona për të shmangur një vakuum që mund të tërheq një numër të madh të palëve të interesuara.
Por, njoftimi për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria sjell shqetësime të reja se mund të krijohet një hapësirë për fuqitë që shohin interes.