Turqia fillon operacion kundër terrorizmit në qytetet Bitlis dhe Siirt

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi fillimin e një operacioni kundër terrorizmit të emërtuar “Eren-6 Mergelo” në qytetet Bitlis dhe Siirt, ku marrin pjesë 1.453 forca.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se vazhdojnë operacionet “Eren” të cilat filluan më 11 janar për të nxjerrë plotësisht nga rendi i ditës së vendit organizatën terroriste separatiste PKK/KCK dhe për të neutralizuar terroristët që vlerësohet se janë strehuar në vend.

Në këtë kuadër në qytetet Bitlis dhe Siirt është filluar operacioni “Eren-6 Mergelo”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në operacion marrin pjesë 82 njësi operacionale me gjithsej 1.453 forca të përbërë nga njësitë e forcave komando të xhandarmërisë, forcat speciale të xhandarmërisë (JÖH), forcat speciale të policisë (PÖH) dhe njësitë e forcat e sigurisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme