Ne besojmë se Turqia do të jetë një nga vendet e para që do të kalojnë në 5G, tha ministri turk për Komunikim, Ahmet Arslan.
Kompanitë private të telekomunikimeve dhe provajderët e internetit gjatë vitit 2016 kanë investuar 7.4 miliardë lira turke (rreth 2.45 miliardë dollarë) në infrastrukturë, përfshirë kërkimin dhe zhvillimin.
Ministri turk për Komunikim, Ahmet Arslan, gjatë publikimit të raportit kuartal për sektorin e komunikimeve elektronike, tha se objektivi i Turqisë është rritja e sasisë së mjeteve të investuara në këtë sektor.
Sipas tij, të ardhurat e operatorëve në kuartalin e fundit të vitit 2016-të, kanë qënë rreth 12.2 miliardë lira (4.04 miliardë dollarë), ndërsa totali i vitit ka qenë 15.03 miliardë dollarë.
“Të ardhurat e kompanive janë rritur për 14.7 për qind, krahasuar me vitin paraprak”, tha Arsllan për të shtuar se numri i përdoruesve të telefonave celularë në vitin 2016 është rritur në 75.1 milionë nga 68.8 milionë sa ka patur në vitin 2015.
“Turqia është në majën e listët së shteteve evropiane për përdorimin e telefonit celular, me një mesatare mujore prej 426 minutave”, tha ministri Arsllan.
Ai ka folur edhe për rritjen e përdoruesve të shërbimeve 4.5G, të cilët sipas tij, në kuartalin e fundit të vitit 2016 kanë qenë 19.2 milionë nga 16.4, sa ka patur në vitin 2015-të.
Arslan tha më tej se vendi i tij është duke ecur përpara edhe në fushën e rrjetit optik të internetit, i cili në fund të vitit 2016 ka pasur 291.000 kilometra kabëll të instaluar.
“Ne besojmë se Turqia do të jetë një nga vendet e para që do të kalojnë në 5G. Qëllimi ynë është të arriijmë këtë përmes përdorimit të materialeve të prodhuara në vend”, tha ai.