Turqia ka vendosur tarifa shtesë për më shumë se 800 produkte që hyjnë në këtë shtet

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Turqia ka vendosur tarifa shtesë deri në 30 për qind për importet e më shumë se 800 produkteve, përfshirë makineri pune dhe bujqësore, sipas një deklarate të botuar sot në gazetën zyrtare.

Javën e kaluar, Ankaraja njoftoi tarifa shtesë për importin e dhjetëra produkteve, duke përfshirë këtu pjatalarëse, bizhuteri, instrumente muzikorë dhe pajisje sanitare, shkruan Reuters, transmeton Telegrafi.

Po ashtu Turqia njoftoi tarifa shtesë deri në 30 për qind për importin e disa mjeteve të ndërtimit, disa produkteve të çelikut dhe hekurit, pjesëve të këmbimit të përdorura në sektorin e automobilave, televizioneve dhe një gamë të gjerë të produkteve të tjera.

Qeveria mund të përdorë tarifat e reja për të frenuar rritjen e deficitit. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme