Autoritetet turke kanë lëshuar një urdhër për ndalimin e 35 personave, duke përfshirë nëntë gazetarë, me dyshimin se kanë lidhje në tentimet e dështuara për grushtshtet, gjatë vitit të kaluar, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.
Të dyshuarit, duke përfshirë edhe një redaktor të gazetës Birgun, Burak Ekici, janë akuzuar për “anëtarësim në një organizatë terroriste të armatosur”, ka thënë Anadolu.
Sipas saj policia ka nisur bastisjet drejt adresave të të dyshuarve.
Të dyshuarit besohet se kanë qenë përdorues të aplikacionit, ByLock, të cili është përdorur nga kleriku Fetullah Gulen, njëri nga të akuzuarit kryesor për puçin e dëshuar.
Gulen, i mohon këto akuza.
Identitetet e të dyshuarve, ende nuk janë bërë të ditura.
Ndalimet e tilla, kryesisht ndaj gazetarëve, kanë alarmuar grupet për të drejtat e njeriut, dhe disa aleatë të vendeve perëndimore të Turqisë, të cilët frikësohen se qeveria është duke e përdorur puçin e dështuar, si pretekst, për të shuar zërat e kundërshtarëve qeveritarë.
Më shumë se 150,000 persona janë pezulluar apo suspenduar nga puna në sektorin privat dhe atë civil, derisa më shumë se 50,000 persona janë ndaluar për dyshimet se janë të lidhur me puçin e dështuar.
Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Turqisë, rreth 160 gazetarë janë aktualisht në burg.
Qeveria në anën tjetër, deklaron se këto masa janë të domosdoshme për shkak të kërcënimeve me të cilat po përballet vendi.