Turqia gjatë kësaj fundjave është futur në izolim, pasi rastet e reja me koronavirus dhe vdekjet, kanë shënuar numra rekord ditëve të fundit.
Masa e izolimit gjatë fundjavës është e dyta, pasi që edhe në muajin maj Turqia kishte aplikuar masë të njëjtë.
Shteti prej 83 milionë banorësh ka regjistruar të premten 32,736 raste të reja. Kjo shifër është më e larta e regjistruar, që prej se u paraqit pandemia në muajin mars.
Numri i viktimave të premten ishte 193, ndërkaq numri i përgjithshëm i vdekjeve në Turqi nga sëmundja COVID-19 – që e shkakton koronavirusi –ka arritur në 14,509.
Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu është cituar të ketë thënë se shumica e njerëzve po e respektojnë këtë masë, raporton agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.
Turqia është shteti i katërt në botë me numrin më të lartë të rasteve të reja, pas Shteteve të Bashkuara, Indisë dhe Brazilit – tre shtete këto që kanë numër më të lartë të popullsisë krahasuar me Turqinë.

Herën e fundit kur Turqia kishte aplikuar masën e izolimit gjatë fundjavës në qytetet e mëdha ishte në muajin maj. Të hënën presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi të hënën për izolimin gjatë fundjavës. Ai tha se të gjitha masat kundër koronavirusit po merren me kujdes, me qëllim që të minimizohet ndikimi në ekonomi.