Turqia nis një batalion komandosh në Kosovë

Prishtinë | 03 Qer 2023 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka dalë me një vendim për dërgimin e një batalioni komando në Kazermën Sulltan Murat në Kosovë më 4 dhe 5 qershor.

Në këtë komunikatë, Turqia ka thënë se vazhdon të kontribojë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global në kuadër të misioneve të OKB-së, NATO-s, BE-së dhe OSBE-së dhe marrëdhënieve dypalëshe.

Në komunikatë, Kosova quhet “mike dhe vëllazërore” e Turqisë.

“Në këtë kuadër, vendi ynë ndjek me vëmendje zhvillimet në Ballkan, ku kemi vlera të përbashkëta historike dhe kulturore; kështu bëjmë thirrje palëve për përmbajtje për zgjidhjen e ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës mike dhe vëllazërore, të cilat dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në komunikatë.

Në anën tjetër, bëhet e ditur se një batalion komando i lidhur me komandën e Brigadës së 65 të Këmbësorisë, që ishte caktuar më parë në Forcën e NATO-s (KFOR) në Kosovë si njëri rezervë me kërkesën e bërë nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli të Italisë do të transferohet në Kazermën Sulltan Murat në Kosovë më 4-5 qershor.

Të ngjashme