Nis varrosja e viktimave të tërmetit tragjik që prekur Turqinë. Mediat raportojnë se një grua dhe djali i saj, të cilët u nxorën nga rrënojat e “Dilek Apartament”, në lagjen Sürsürü u përcollën mes lotëve në banesën e fundit.
Funerali i nënës dhe djalit të saj u mbajt në Xhaminë Mevlana pak minuta më parë, njoftojnë mediat turke.
Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter, e pati epiqendrën në qytetin Sivrice në provincën Elazig. Ai bëri që ndërtesat të shemben dhe njerëzit të dalin në rrugë.
Dridhjet e tokës u ndjenë edhe në Siri, Liban dhe Iran. Tërmetet janë të zakonshme në Turqi. Rreth 17000 njerëz kanë humbur jetën nga një tërmet masiv në qytetin Izmit, më 1999.