Nëse zona e planifikuar e sigurt në Siri veriore nuk vendoset dhe nëse kërcënimet ndaj Turqisë do të vazhdojnë, do të nisë një operacion ushtarak, paralajmëroi sot ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu.
Sipas tij, një operacion ushtarak mund të niste në lindje të lumit Eufrat.
Turqia dhe Shtetet e Bashkuara janë në bisedime për të krijuar një zonë të sigurt përgjatë kufirit në verilindje të Sirisë, ku SHBA-ja mbështet YPG e milicisë kurde, raporton Reuters.
Ankaraja e konsideron YPG një organizatë terroriste dhe një kërcënim për sigurinë e Turqisë.
Cavusoglu shprehu shpresën se një marrëveshje do të arrihej në bisedimet e sotme në Ankara me të dërguarin e posaçëm të SHBA për Sirinë, James Jeffrey.