E përditshmja “Haaretz” ka publikuar një video ku shihet ambasadori i Izraelit duke i hequr këpucët gjatë kontrollit në aeroportin e Turqisë.
Ankaraja zyrtare kishte kërkuar nga ambasadori i Izraelit ta lërë Turqinë, si shenjë proteste pas eskalimit të situatës gjatë protestave të dhunshme në Rripin e Gazës ku humbën jetën 60 palestinezë dhe u plagosën qindra tjerë, me rastin e hapjes së ambasadës së re amerikane në Jerusalem, transmeton Telegrafi.
Ambasadori Eitan Na’eh, është detyruar t’i nënshtrohet kontrollit të rreptë në aeroportin e Stambollit, ku policia kërkuan nga ai të heqë këpucët, transmeton Telegrafi.
Sipas kësaj të përditshme izraelite, heqja e këpucëve të diplomatit Na’eh në aeroportin e Stambollit është cilësuar si shkelje e kodit diplomatik.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, Emmanuel Nahson, ka deklaruar se është kërkuar sqarim nga përfaqësuesi i diplomacisë turke në Izrael lidhur me trajtimin që i është bërë ambasadorit Naeh.
“Izraeli e cilëson si shkelje të kodit diplomatik”, ka shtuar Nahshon.