Sektori i turizmit në Turqi pritet të sjellë 25 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2021, tash kur vaksina anti-Covid ka filluar të merret në shumë shtete të botës.
Virusi ka shkaktuar dëme të mëdha në turizmin e këtij shteti për shkak të pamundësisë së lëvizjes së lirë në të gjithë botën.
Burime nga industria e turizmit në këtë shtet thonë se do të duhen të paktën dy vjet që numri i turistëve të kthehet ashtu siç ishte para pandemisë, shkruan Reuters.
Numri i turistëve në Turqi gjatë vitit 2019 ishte 45,06 milionë të cilët kanë gjeneruar të ardhura në vlerë prej 34,5 miliardë dollarësh.
Ndërkaq, gjatë vitit 2020, numri i vizitorëve ishte 12 milionë, duke pësuar kështu një rënie prej 72 për qind në krahasim me vitin paraprak.