Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 7.857 raste të tjera të Coronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 635 pacientë simptomatikë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2,63 milionë, prej të cilëve 27.983 kanë vdekur, përfshirë 80 viktima brenda ditës së fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Po ashtu, 7.210 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në mbi 2,51 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar, paraprakisht të rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.
Mbi 32,21 milionë teste të dyshuara për COVID-19 janë kryer në Turqi që nga shpërthimi i pandemisë, me 118.911 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 që janë në gjendje kritike ra në 1.180.
Më herët gjatë ditës, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, bëri të ditur se Turqia nga 1 marsi gradualisht do të fillojë normalizimin dhe heqjen e masave kundër COVID-19.
Turqia filloi fushatën e vaksinimit më 14 janar, duke filluar me punonjësit shëndetësorë së bashku me zyrtarët e lartë, për të inkurajuar popullin të ketë besim në vaksinim.