Turqia raporton mbi 11 mijë raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 02 Jan 2021 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Turqia ka raportuar 11 mijë e 180 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 2 milionë e 230 mijë, shkruan Anadolu.

Ndërkaq, 11 mijë e 672 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm e të shëruarve në mbi 2 milionë e 120 mijë.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 202 pacientë teksa numri i përgjithshëm ka arritur në 21 mijë e 295 viktima.

Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 3 mijë e 764 pacientë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme