Turqia është e gatshme të ndërmarrë hapat e nevojshëm nëse qeveria e Libisë e njohur nga OKB bën një kërkesë të tillë, deklaroi zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay duke iu referuar vendosjes së ushtarëve turq në Libi.
“Nëse vëllezërit tanë libianë bëjnë një kërkesë të tillë, atëherë Turqia është e gatshme të bëjë atë që është e nevojshme”, tha Oktay, duke folur në një takim për tregtinë dhe bashkëpunimin.
Më 27 nëntor, Ankaraja dhe Tripoli arritën dy memorandume të veçanta mirëkuptimi, një mbi bashkëpunimin ushtarak dhe tjetri për kufijtë detarë të vendeve në Mesdheun Lindor.
Pas marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarak, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se Ankaraja mund të konsiderojë dërgimin e trupave në Libi nëse qeveria e Tripolit bën një kërkesë të tillë, transmeton ATSH
”Administrata e Ankarasë do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e Turqisë dhe turqve qipriotë në Mesdheun Lindor, ku tensionet janë rritur pas zbulimit të rezervave të hidrokarbureve me vlerë miliarda dollarë”, shtoi ai.