Tymi në ANP u shkaktua nga një pajisje e kuzhinës

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 19:29 | Nga

Një tym që është shfaqur brenda ndërtesës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) ka shkaktuar panik te të pranishmit.

Zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë incident zjarri, por për një dëmtim të një pajisje të kuzhinës në një nga restorantet brenda aeroportit.

“Një nga pajisjet e kuzhinës në një nga restorantet e aeroportit ka shkaktuar tym pa rezultuar në zjarr me ç’rast nuk ka pasur nevoje për intervenim te zjarrfikësve. Me anë të sistemit të veçantë të ventilimit për raste të tilla që posedon terminali i ri është mënjanuar ky tym tërësisht dhe është larguar pajisja nga kuzhina e restorantit në fjalë”, ka sqaruar Gara.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrfikësit. Zyrtarët e ANP-së thonë se situata është plotësisht nën kontroll.

https://www.facebook.com/Veriuinfo/videos/1321414531320392/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme