U bë gati për t’u ngjitur në skenë, Rita Orës i dështon koncerti

Prishtinë | 11 Kor 2026 | 23:54 | Nga Ekonomia Online

Rita Orës i ka ndodhur një e papritur. Artistja shqiptare me famë botërore po bëhej gati të ngjitej në skenën e festivalit Gozo, kur u njoftua se nuk mund të performojë.

Në një video në Instagram, ajo ka treguar arsyen përse nuk doli përpara fansave në Spanjë, shkruan IndeksOnline.Derisa dëshmon se ishte e veshur dhe e gatshme për të performuar, Rita thotë se stuhia i preku të gjitha pajisjet teknike të bendit të saj, prandaj edhe nuk mund të këndojë pasi janë dëmtuar.

Sipas saj, çdo gjë, përfshirë instrumentet, kabllot dhe mikrofoni, janë dëmtuar nga shiu dhe prandaj nuk mund të këndojë.

Duke kërkuar mirëkuptimin e fansave, Rita tha që shumë shpejt do të jetë sërish në Spanjë, për të “shpaguar” këtë të papritur.

Të ngjashme