U bë kinse është postier, Kosovari në Zvicër vodhi dhe i shiti në vendlindje 50 telefona

Prishtinë | 15 Jan 2024 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Një 41-vjeçar nga Kosova, banues në Kantonin e Luzernit, është dënuar me 120 ditë me kusht.

Kjo pasi i njëjti dyshohet që i maskuar si postier brenda një viti e gjysmë vodhi 50 pako postare me telefona të rinj celularë dhe më pas i shiti në Kosovë, raporton Tio.ch.

Siç thuhet në një njoftim të ministrisë publike, 41-vjeçari do të duhet të paguajë edhe 1200 franga shpenzime gjyqësore.

Vlera e mallit të vjedhur arrin në më shumë se 26 mijë franga.

Të ngjashme