U.D. Kryeprokurori i Shtetit mbanë kolegjium me kryeprokurorët e prokurorive

Prishtinë | 20 Dhj 2023 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin me kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive të vendit, në të cilin kanë marrë pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Në këtë takim, kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive e informuan U.D. Kryeprokurorin Kelmendi për punën që kanë kryer të gjitha prokuroritë gjatë këtij viti, për gjendjen aktuale me lëndë në secilën prokurori, duke u fokusuar në të arriturat, rezultatet, sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen.

Temë e diskutimeve të përbashkëta ishte edhe nevoja e rritjes së numrit të iniciativave të prokurorëve lidhur me kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë.

Në fund të këtij takimi Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, falënderoi kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Kujtim Munishi për angazhimin e tij dhe kontributin e dhënë gjatë ushtrimit të mandatit të tij katër (4) vjeçar si Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Të ngjashme