Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, ka takuar kryetaren e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Ganimete Xhelili, raporton teve1.info
Sipas një komunikate për medie nga Kryeprokuroria, Kelmendi dhe Xhelili kanë diskutuar tema të ndryshme, ndër të cilat edhe kompensimin për rastet e zgjidhura me persona të mitur.
“Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka pritur në takim Kryetaren e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, znj. Ganimete Xhelili së bashku me anëtarin e Kryesisë së Bordit të ONDK-së, z. Haxhi Iberdemaj.
U.D. Kryeprokurori Kelmendi dhe Kryetarja Xhelili patën diskutime të frytshme dhe përmbajtjesore rreth sfidave, tejkalimin dhe mënjanimin e tyre, nevojën e nxitjes së referimit të rasteve në ndërmjetësim si dhe mënyrën e kompensimit, veçanërisht për rastet e zgjidhura me persona të mitur”, thuhet në komunikatë.
Sipas njoftimit, të dyja palët u zotuan për fuqizimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndër-institucional në fushën e ndërmjetësimit, e cila është një mënyrë alternative dhe efikase e zgjidhjes së rasteve penale.