Reperi i njohur portorikan, Don Omar ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale pas diagnostifikimit me kancer.
Lajmin e mirë e ka ndarë me ndjekësit vetë reperi përmes një postimi në Instagram, ndërsa falenderoi fansat e tij për lujet dhe mesazhet e shumta që mori, duke treguar se tashmë po rikuperohet.
“Sot u zgjova pa kancer dhe mirënjohës. Faleminderit për urimet, lutjet dhe mijëra mesazhet tuaja. Operacioni im ishte një sukses. Tani presim për t’u rikuperuar”-u shpreh.
Kujtojmë që lajmin për diagnostifikimin me kancer e bëri të ditur vetë Omar përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Sot po, por nesër nuk do të kem kancer”, ka shkruar reperi krahas fotos së dorës së tij, në të cilën mbante një rrip spitali nga një qendër mjekësore në Orlando.
“Synimet e mira priten mirë. Shihemi se shpejti. F*** kancer”– vazhdoi ai.