U intervistua nga Gjykata Speciale, flet për herë të parë komandant Remi

Prishtinë | 09 Dhj 2018 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, pasi është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë, është shprehur i sigurt se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk ka krime të kryera që mund të përkufizohen si krime lufte, derisa ka shtuar se fjalët dhe propaganda sugjestive, si dhe percepcionet e krijuara për UÇK-në, do të rrëzohen dhe eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë.
Kishte qenë vetë avokati i komandant Remi, Arianit Koci, që kishte konfirmuar se klienti i tij është intervistuar si i dyshuar .

Ndërsa sot, pas disa ditë heshtjeje, ish-komandanti i UÇK’së Remi, ka thënë se eprorët e UÇK’së do të dalin faqebardhë.

Duke potencuar se ishte vetë ai që kishte përkrahur Specialen, Remi është shprehur i bindur se kjo gjykatë do të largojë përceptimet që janë krijuar ndaj UÇK’së.

“Unë jam nga ata qe kam përkrahur Gjykatën Ndërkombëtare, ne duhet të mbyllim kapitullin e viteve të kaluara. Jam i sigurt se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk ka krime të kryera që mund të përkufizohen si krime lufte, fjalët dhe propaganda sugjestive si dhe percepcionet e krijuara për UÇK-në e di se do të rrëzohen dhe ne edhe individualisht, eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë”, ka thënë Remi në Facebook’un e tij personal.

Sidoqoftë, ish-deputeti ka shpresuar që korpusi i veprimit të Speciales të mos ndalet vetëm për veprat që tani funksionon, por ai ka kërkuar që të merret edhe me krimet ekonomike.

UÇK ka përfunduar detyrën në 1999Vetëm falë organizimit vendor politik dhe ushtarak UÇK-së, sot gëzojmë lirinë, tjerat…

Posted by Rrustem Mustafa on Sunday, December 9, 2018

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme