U kapën duke vjedhë dru, kërkohet paraburgimi i rojës së pyllit dhe dy të tjerëve

Prishtinë | 20 Sht 2023 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Rr.G, roje e pyllit, A.Sh. dhe H.Sh. të dyshuar për vjedhje në 26 metrave kub dru.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, Rr.G. ka lëshuar fletë përcjellëse në emër të dy pronarëve të duke krijuar alibi se drunjtë ishin ngarkuar në një parcelë tjetë e që është në kundërshtim me lejen për prerjen e drunjve të lëshuar nga Autoriteti Pyjor në Kamenicë.

Sipas Prokurorisë, pas kontrollit, është vërtetuar se masa drurore e transportuar nuk posedonte fare fletë përcjellëse.

“Sipas kërkesës, dyshohet se i pandehuri Rr.G., roje pylli në Kamenicë, më 09 Shtator 2023, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka tejkaluar kompetencat e veta, duke lëshuar dy fletë përcjellje, në emër të dy pronarëve të dy kompanive, me qëllim të sigurimit të alibisë për transportimin e drunjve, të cilat ishin ngarkuar në një parcelë tjetër, e që janë në kundërshtim me lejen për prerjen e drunjve të lëshuar nga Autoriteti Pyjor në Kamenicë, ashtu që pas kontrollit është vërtetuar se masa drunore në sasi prej 26 m3 e cila ishte duke u transportuar dhe që ishte ndalur për kontroll nuk përkonte me fletë përcjelljet”, thuhet në komunikatë.

Me këto veprime dyshohet të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Ndërsa, të pandehurit A.Sh. dhe H.Sh., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, me dashje kanë bërë prerjen e malit, me qëllim të vjedhjes së masës drunore në sasi prej 26 m3, e që dyshohet se përmes rojës së pyllit, tani të pandehurit Rr.Geci kanë arritur të siguronin dokumentacionin për transportimin e masës drunore.

Të njëjtit dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’ të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme