U largua nga “BBVA3” pa treguar arsye, reagon Drini: Nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve

Prishtinë | 18 Jan 2024 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Drini Zeqo ishte banori i parë që ndërpreu rrugëtimin e tij në shtëpinë e spektaklit televiziv “BBVA3”.

Pak para çastesh ai ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku ka treguar arsyen se pse zgjodhi të largohej.

“Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme