U largua nga Fatmir Limaj, tani i gatshëm për parti të re

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Ish-gazetari i RTK-së, Resul Sinani, të shtunën ka zyrtarizuar daljen nga partia e Fatmir Limajt, Nisma. Sot ka shkruar më gjatë se pse ka vendosur të largohet nga kjo parti politike. Ka thënë se ishte në trenin e gabuar dhe se gjërat nuk shkonin ashtu siç ishte planifikuar.

Madje ish-gazetari thotë se ky vendim nuk është i gabuar e as i nxituar, thekson se ka pritur gjatë për këtë hap.

Sinani nuk e ka përjashtuar opsionin për t’i hyrë përsëri politikës.

Postimi i plotë i tij:

Isha në trenin e gabuar

Gjatë këtyre ditëve, kam pranuar shumë pyetje, nga miq që i njoh personalisht, nga shumë dashamirë që nuk i njoh personalisht, por edhe nga gazetarë, lidhur me vendimin tim për t’u larguar nga Partia Nisma Socialdemokrate e Kosovës.

Më lejoni që në fillim t’ju falënderoj të gjithëve për mirëkuptimin tuaj dhe mbështetjen tuaj për t’u angazhuar në politikë dhe në Partinë Nisma Socialdemokrate, e gjithashtu edhe për mbështetjen dhe përkrahjen tuaj që më keni dhënë këto ditë për largimin tim prej aty. Nëse unë ju kam befasuar me vendimin tim për t’u angazhuar në parti, ju më keni befasuar me përkrahjen e vendimit tim për t’u larguar prej saj, që dorën në zemër, është shumë herë më e madhe se sa kur kam aderuar!

Nuk dua të merrem me të kaluarën dhe nuk do të merrem, sepse e rëndësishme është e ardhmja. Mirëpo, ndjehem i obliguar ndaj të afërmve dhe opinionit të gjerë të sqaroj vendimin tim të fundit. Sado që mund të jetë dukur i papritur apo i nxituar, nuk është fare i tillë, madje mund të them se kam pritur gjatë, që nga shtatori i vitit të kaluar. Për t’u angazhuar në politikë, unë së pari kam pasur IDENË, për realizimin e së cilës, kam krijuar BESIMIN dhe pastaj jam bërë pjesë e saj. Këtë besim e kam krijuar pas bisedave të drejtpërdrejta me liderin e NSD, prandaj edhe kam marrë vendimin për aderim aty. Mirëpo, që ideja të realizohej duheshin disa veprime konkrete të cilat nuk ndodhën kurrë. Përkundrazi, veprimet shkonin në drejtim të kundërt. Nuk u dashtë shumë kohë që të kuptoja se isha në trenin e gabuar. Muajt në vijim, ma forcuan këtë bindje dhe shumë natyrshëm, vendosa të zbres nga ai tren i cili nuk po shkonte në drejtimin e duhur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme