U lirua edhe pse e mohoi Reçakun, reagon zëdhënësi i AAK-së: A është liruar Teodosijeviq në kuadër të marrëveshjes Kurti-Vuçiq?

Prishtinë | 12 Kor 2023 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ashpër pasi Gjykata Supreme e liroi nga të gjitha akuzat ish-ministrin nga Lista Serbe, Ivan Teodosijeviq.

Xhemaili ka thënë se lirimi i serbit që kishte mohuar masakrën e Reçakut, është pjesë e pakos së kapitullimit të Kurtit ndaj Serbisë.

“Lajm i tmerrshëm lirimi i ish-ministrit të Listës Serbe Teodosijeviq për mohimin e masakrës së Reçakut. Ministri që u shkarkua nga Kryeministri Haradinaj sepse e mohoi Reçakun, sot u lirua nga dënimi”.

“A lidhet edhe ky lirim i mohuesit të Reçakut me zbrapsjen e Albinit ndaj Serbisë përmes piunit Bislimi? A është pjesë e pakos së kapitulimit të Kurtit ndaj Serbisë?”, është shprehur Xhemaili.

Të ngjashme