U mbajt mbledhja e rregullt e KPF-së në Komunën e Rahovecit

Rahovec | 19 Qer 2018 | 13:43 | Nga

Në kryesimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal Afrim Dina, në prani të nënkryetarit të Komunës, Fatmir Iska dhe anëtarëve të KPF-së dhe Adem Kollari përfaqësueses i OSBE-së, sot u mbajte mbledhja e katërt e rregullt  e Komitetit për Politik dhe Financa (KPF), në Komunën e Rahovecit për vitin 2018.

Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së, të cilët ishin prezent në këtë mbledhje,  për mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal u rekomanduan këto pika: Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore  (KAB) të Komunës së Rahovecit 2019 – 2021, Shqyrtimi i Planit të Veprimit Komunal Kundër Korrupsionit, Shqyrtimi i Raportit të Performancës Komunale, Shqyrtimi i propozim Vendimit për shpalljen e interesit të përgjithshëm pjesën e parcelës P-71513005-00524-4, në fshatin Krushë e Madhe, Shqyrtimi i propozim Vendimit për shpalljen e interesit të përgjithshëm pjesën e parcelës P-71510056-00034-0, në fshatin Opterushë, Shqyrtimi i propozim Vendimit për formimin e Komisionit për zgjedhjen e Këshillave Lokalë dhe Shqyrtimi i propozim vendimit për ndihmë financiare Bajram Popaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme