Në objektin e Ministri së administrimit të Pushtetit Lokal në Mitrovicën e veriut, u mbajt takimi i parë i Bordit të Përbashkët, i kryesuar nga ministri i saj në detyrë Elbert |Krasniqi, përfaqësues i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, në prani të tij, kryetarit Erden Atiq, nënkryetarit, Arian Tahiri dhe anëtarëve të bordit nga dy komunat, njoftoi ministri në detyrë, Krasniqi.
“Ky bashkëpunim parashihet me ligjin për kufijtë administrativë të komunave i cili parashikon bashkëpunim të ngushtë ndërmjet dy komunave përmes krijimit të një Bordi të Përbashkët funksional.
Themelimi i Bordit të Përbashkët ndërmjet Komunës së Mitrovicës së veriut dhe asaj të jugut vendos një model të ri bashkëpunimi institucional, që synon përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.
Përmes bashkërendimit në fusha kyçe si infrastruktura, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe shërbimet komunale, ky bord do të ofrojë një mekanizëm konkret për realizimin e projekteve të përbashkëta, ndërton besim dhe rritur efikasitetin duke dëshmuar se ndarjet e së kaluarës mund të tejkalohen.
Me pjesëmarrje të barabartë nga të dy komunat dhe nën mbikëqyrjen e përfaqësuesit të Kryeministrit, ky bashkëpunim është shembull i qeverisjes së mençur dhe përkushtimit ndaj interesit të qytetarëve, pa asnjë dallim”, shkroi në Facebook, ministri i Adminsitrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.