Këngëtari Flori Mumajesi, ka prekur me dedikimin e tij për nënën, shkruan Express Rozë
Ai ka shkruar në Instastory fjalë prekëse për nënën e tij, për të cilën ishte raportuar se ka vdekur pas problemeve shëndetësore, por Flori nuk ishte deklaruar asnjëherë.
“Hera e parë që nuk më vjen një mesazh nga ty. Nuk ka ditë që s’e vuaj mungesën tënde, por edhe pse u mundova të mos dorëzohem, sot gati ndihem i dorëzuar pa ty, se m’ka marrë malli me t’mbajt erë n’qafë, m’ka marrë malli me t’puth, me t’pa, me t’prek, me m’shkrujt sapo më ke parë në tv, e të më thuash si dola dhe pastaj të marrë në tel e t’flas me ty, me ta dëgju zërin e me m’thon DJALI MAMIT”, ka shkruar Flori, ndërkaq këtyre fjalëve ua ka bashkëngjitur këngën “Dhemb”.
Flori deri më tani nuk ka folur asnjëherë për vdekjen e nënës së tij, por mediat në Shqipëri kishin raportuar më 24 shkurt të këtij viti se ai ka humbur nënën pas telasheve shëndetësore në zemër.